Pak orë pasi erdhi në jetë vajza që i dha epitetin e prindit basketbollistit Fisnik Rugova, ishte ky i fundit ai që zbuloi emrin me të cilin është pagëzuar fëmiu i tij i parë.
Fisniku me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh i lumtur për faktin që është bërë prind.
Ndërkaq, ai zbuloi se vajza e tij dhe Diellzës është pagëzuar me emrin Helena.
“Ne jemi tejet të emocionuar që antarja më e re e familjes ka ardhur sigurt. Mirë se vjen në këtë botë princesha jonë e vogël Helena Rugova”, u shpreh Fisniku në rrjetet sociale.
Helena është emër grek, nga personazhi i mitologjisë greeke, Helena, që ishte shquar si simboli bukurisë e cila me rrëmbimin e saj me urdhër të mbretit Parid u bë mollë sherri për shpërthimin e luftës së Trojës. /Telegrafi/