Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet kryesisht me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas institutit, nga e premtja pritet destabilizim i motit.
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
E merkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes lehtë deri mesatare.
E enjte- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/