Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/