Telegrafi

Diego Simeone krenar për stilin dhe identitetin e Atletico Madridit pas eliminimit nga Man City

Atletico Madrid u mposht kundër Manchester Cityt të mërkurën mbrëma, duke humbur 1-0 në total. Ata nuk arritën të kalonin, nuk arritën të shënonin, por kishte një ndjenjë të qartë krenarie rreth stadiumit Wanda Metropolitano.

Ndërsa lojtarët vazhduan debatet e tyre të ashpra nga ndeshja poshtë tunelit të stadiumit, pjesa dërrmuese e stadiumit qëndroi edhe pas vërshëllimës së fundit, duke kënduar për ‘heronjtë’ e tyre.

Pas ndeshjes, Diego Simeone mori pjesë në konferencën për shtyp. Një nga gjërat e para që u pyet ishte se çfarë mund të hiqte nga një short përfundimisht i padobishëm.

Lexo po ashtu Atletico nuk i ndryshon gjërat në Madrid, City lë takim me Realin në gjysmëfinale

“Kjo ndihmon krenarinë tonë dhe të popullit tonë. Ne kemi qetësinë shpirtërore që vjen duke ditur se dhamë gjithçka”, ka thënë fillimisht Simeone për Diario AS.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Manchester City u akuzua për humbje kohe dhe Simeone kishte pak vëmendje për të.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Aty është një gjyqtar që vendos rregullat. Përgëzoj kundërshtarin, ata e morën fitoren me drejtësi sepse shënuan një gol më shumë se ne”.

Lexo po ashtu Pas tollovisë që zgjati katër minuta në fushë, ajo vazhdoi edhe në tunel ku u desh të ndërhyjë policia: Atelico – Man City ishte ndeshje nervash

Së fundi, ai u pyet edhe një herë për përplasjen e ideologjisë futbollistike, temë e cila ka dominuar në diskursin e të dyja ndeshjeve. Por, ky është një debat që ka pak interes për argjentinasin.

“Ajo që di është se ne jemi krenarë për atë që jemi dhe si konkurrojmë. Më pëlqen të shoh ata që fitojnë duke festuar. Kjo tregon rëndësinë e fitores”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/