Derisa bota e sportit po flet për martesën e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos me prezantuesen televizive, Pilar Rubio, në fshehtësi është martuar trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.
Strategu argjentinas është martuar me partneren e tij, Carla Pereyra, në një ceremoni të zhvilluar në Buenos Aires në Argjentinë.
Çifti nuk kishte paralajmëruar asgjë, ndërsa fansat e tyre i kanë befasuar kur i kanë postuar fotografitë në rrjetet sociale pas ceremonisë martesore.
Martesa është zhvilluar në një ambient të ngushtë familjar, ndërsa në muajin shtator gjatë pushimit të La Ligas do të organizohet një dasmë në Toskanë, ku luan djali i Simeones, Giovanni (për Firoentinan).
Kjo është martesa e dytë e Diegos, derisa për Carlan është e para. Trajneri i Atletico ka tre fëmijë nga lidhja me Carolina Baldinin. /Telegrafi/