Diego Simeone është një ndër trajnerët më të mirë në botën e magjishme të futbollit.
Ai ka marrë një lajm fantastik në rrafshin familjar pas humbjes në ndeshjen kundër Real Madridit me rezultat 3-1.
Trajneri argjentinas është bërë baba për herë të pestë pasi ka mirëpritur gjatë mbrëmjes së kaluar vajzën, Valentina.
“Welcome Valentina”, ka shkruar 48-vjeçari në llogarinë personale në Twitter teksa shihet duke e mbajtur në duar “princeshën”.
Theksojmë se ky ishte fëmija i parë i Simeones me të dashurën Carla Pereyra, me të cilin është njoftuar para tre vjetëve.
Kujtojmë se me ish-bashkëshorten Carolina Baldini, ish-futbollisti i Interit, ka edhe katër fëmijë të tjerë – Giovanni Simeone, Gianluca Simeone, Giuliano Simeone dhe Francesca Simeone. /Telegrafi/
Bienvenida Valentina ❤️ pic.twitter.com/dK86Z6tHOV
— Diego Pablo Simeone (@Simeone) February 11, 2019