Mbrojtësi i majtë i Genoas, Diego Laxalt është në mes të Zenitit dhe Milanit.
25-vjeçari është pritur të largohet nga Genoa pas një paraqitje mbresëlënëse në kampionatin Botëror këtë verë me Kombëtaren e Uruguait.
Shumë skuadra janë vënë pas tij duke përfshirë Sportingun dhe Lazio, por lojtari dukej më afër Zenit St Petersburgut.
Sipas Sportitalia, Zeniti ende nuk ka marrëveshje me Genoan, ndërsa i është hapur dera Milanit.
Drejtorët Leonardo dhe Paolo Maldini janë larguar nga selia e Casa Milan këtë pasdite, ndërsa flitet se janë duke punuar për ta mbyllur këtë transferim.
Laxalt do të krijojë konkurrencë në krahun e majtë, pasi Luca Antonellin shtë larguar drejt Empolit.
Genoa dhe Milani kanë shkëmbyer rregullisht lojtarë dhe Andrea Bertolacci mund të përfshihet si pjesë e shkëmbimit.
Laxalt e ka filluar karrierën e tij në Serie A te rivalët e Milanit, Interi. /Telegrafi/