Site icon Telegrafi

Diego Godin tregon për mesazhin që ia dërgoi Lionel Messit në vitin 2016, kur argjentinasi do t’i thoshte lamtumirë Argjentinës

Ish kapiteni i Kombëtares së Uruguait, Diego Godin, tregoi se si në vitin 2016 iu përgjigj pensionimit të Lionel Messit nga kombëtarja.

Atë vit, Argjentina humbi nga Kili në finalen e Copa America dhe Messi tha se ky ishte fundi i kombëtares për të.

“Unë nuk isha në finale, ne u eliminuam, kështu që e pashë lojën në shtëpinë e prindërve të mi. Ne folëm dhe i thashë babait tim që Messi do të largohej nga kombëtarja. Ai më shikoi dhe më tha që të dërgoja shpejt atij një mesazh që të mos e bëjë këtë”.

“Po mendoja se çfarë do të thoshte mesazhi im për Messi dhe babai më tha se do të thoshte gjithçka për të sepse ti je kapiteni i Uruguait dhe rivali i tij i hidhur”.

Lexo po ashtu Lojtari i vetëm që Lionel Messi dëshironte të ndërronte fanellat gjatë karrierës së tij

“Unë menjëherë i kërkova Luis Suarezit numrin e Messit dhe i dërgoi një mesazh se duhej të vazhdonte të luante për shkak të futbollit”, ka treguar Godin për TYC Sports.

Lexo po ashtu Sa persona në Kosovë kanë emrin Ronaldo, Messi, Neymar dhe Lebron?

Godin nuk ishte rivali i Messit vetëm në kombëtare, por edhe në ligën spanjolle. Ai luajti për Atletico Madridin dhe Messi për Barcelonën, dhe shpeshherë duhej ta ruante atë.

“Një titull me Atléticon ndërsa Messi ishte në Barcelonë dhe Ronaldo në Real vlen dhjetë tituj”, kishte thënë Godin kur doli në pension këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version