Sulmuesi i njohur, Diego Costa thuhet se ka arritur një marrëveshje me Benfican pasi ata i ofruan atij një marrëveshje fitimprurëse dy-vjeçare.
Costa, 32 vjeç, është një lojtar i lirë pas lirimit të tij nga Atletico Madridi në dhjetor të 2020 dhe që atëherë ka refuzuar ofertat nga Franca dhe Brazili, por ka vlerësuar opsionet e tij.
Dhe duket se ai ka bërë një përparim në lidhje me lëvizjen e tij të ardhshme me raportet që pretendojnë se Costa ka arritur një marrëveshje me Benfican.
Mediat raportojnë se skuadra nga Primeira Liga Portugeze i ka ofruar atij 2.6 milionë funte në sezon për dy vjet.
Costa ka rënë dakord për transferimin në parim dhe do të drejtohet te Benfica ditëve të ardhshme nëse nuk ndryshon mendim.
Diego Costa 'reaches agreement to join Benfica' after being released by Atletico Madrid https://t.co/l0VGxOzBKC
— Mail Sport (@MailSport) March 25, 2021
Agjenti i tij Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie të fortë pune me Benfica, po finalizon marrëveshjen.
Reprezentuesi spanjoll më parë ka luajtur në kampionatin më të mirë të Portugalisë për Braga në vitin 2007, ku bëri vetëm gjashtë paraqitje për klubin para se të nisej për në La Liga. /Telegrafi/