Diego Costa vazhdon të mbetet futbollist i lirë pasi muaj më parë shkëputi kontratën me Atletico Madridin.
Sulmuesi spanjoll ende nuk ka nënshkruar me asnjë skuadër, edhe pse interesimi për të ka qenë i madh gjatë afatit kalimtar të janarit.
Manchester City e Tottenham ishin dy skuadrat angleze që e donin atë, por në fund dështoi marrëveshja.
Tani mediat në Angli kanë raportuar se West Ham United është skuadra e radhës që po kërkon me ngulm shërbimet e veteranit.
32-vjeçari ka filluar bisedimet me klubin londinez dhe i pëlqen ideja të rikthehet përsëri në futbollin anglez.
Gjithnjë sipas mediave angleze, palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe reprezentuesi spanjoll mund të zyrtarizohet nga klubi londinez javën e ardhshme.
Gjithsesi vlen të theksohet se interesim të madh për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat nga Amerika, Katari e Kina. /Telegrafi/