Telegrafi

Diego Costa rikthehet të luajë futboll dhe arrin marrëveshje me skuadrën braziliane

Diego Costa ka mbetur një futbollist i lirë që nga janari i këtij viti.

Sulmuesi me origjinë braziliane e me pasaportë spanjolle e ndërpreu bashkëpunimin me Atletico Madridin dhe mbeti futbollist i lirë.

Besiktas, Benfica dhe Wolverhampton e kërkuan me ngulm atë, por Costa nuk gjeti marrëveshje të përbashkët me asnjërën prej këtyre klubeve.

Gjithsesi pas shtatë muajsh pa klub, Diego Costa do të rikthehet në fushë për të luajtur futboll.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Costa tanimë ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane Atletico Miniero.

32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me këtë skuadër, derisa prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme pasi t’i kryej testet mjekësore.

Costa u largua nga futbolli brazilian në vitin 2006 si 18-vjeçar kur u bashkua me Sporting Bragën.

Gjatë 15 viteve të kaluara në Evropë, ai ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Penafiel, Atletico Madrid, Celta Vigo, Albacete, Real Valladolid, Rayo Vallecano e Chelsea. /Telegrafi/