Një video tronditëse është publikuar pas ndeshjes miqësore Real Madrid – Chelsea.
Stadiumi i Michiganit me 105 mijë tifozë të pranishëm ishte gjithandej i mbushur me kamera.
Dhe pas ndeshjes rrugës për në zhveshtore, Costa u pyet nëse do të kthehet në stërvitjet e Chelseat në Evropë, por ai mohoi pyetjen duke bërë me gisht.
Më pas, Ramos e pyet Costan se pse nuk po largohet, shkruan Telegrafi.
“Nuk po më lënë të largohem”, i ka kthyer përgjigje Costa bashkëkombasit të tij Ramos.
Kjo video pritet që të alarmojë shumë klube nëpër Evropë, përfshirë Atletico Madridin, që e do rikthimin e sulmuesit.
E kjo video më së paku do t’i pëlqejë Antonio Contes që sulmuesin e ka në plan për sezonin tjetër. /Telegrafi/
https://youtu.be/jlFqAMKn6Kw