Telegrafi

Diego Costa arrin marrëveshje personale me Wolves

Diego Costa është shumë afër që të largohet nga Atletico Madridi në këtë afat kalimtar, derisa pritet rikthimi i tij në Ligën Premier.

Sulmuesi braziliano-spanjoll qëndroi te Chelsea për tri sezone, mirëpo vendosi të rikthehej te skuadra spanjolle, e që tani e kërkon sërish largimin.

Sipas GloboEsporte, sulmuesi 30-vjeçar ka arritur marrëveshje personale me Wolverhampton Wanderers, e që në ditët në vijim pritet të zbulohen detajet.

Diego Costa (Foto: Getty Images/Guliver)

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i Diego Costas, Jorge Mendes, duke bërë me dije se oferta është në tavolinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diego Costa

“Diego (Costa) ka pranuar shumë oferta që të rikthehet në Angli, por vetëm një ofertë qëndron. Nuk mund të them më shumë”, ka bërë të ditur agjenti portugez.

Mediumi spanjoll raporton më tutje se sulmuesi spanjoll pritet të përfitojë një pagë rreth 25 milionë euro në sezon, e që është arsyeja kryesore se përse po largohet nga Los Cholchoneros. /Telegrafi/