Tensionet në Maqedoni mund të eskalojnë, paralajmëron gazeta “Die Zeit”, duke akuzuar për këtë ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe refuzimin e tij për t’u larguar nga pushteti, njofton Deutsche Welle.
“Kriza në Maqedoni, nacionalizmi në Kosovë, 180 ministrat në Bosnjë. Evropa ka kthyer kokën në këtë rajon dhe ka lëshuar Rusinë”, shkruan gazetari i njohur dhe kryeredaktori i gazetës “Die Zeit”, Teo Zomer, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Evropa para dy dekadave tentoi të evropianozojë Ballkanin. Por ndodhi e kundërta: Evropa tani ndodhet në gjendje të ballkanizimit. Dhe e ktheu përsëri kokën dhe Ballkanin ia lëshoi armiqëve të tyre historik”, shkrian Teo Zomer.
Ai gjithashtu për Nikolla Gruevskin shkruan se nuk e ka ndërmend të largohet nga sistemi i tyre “gangster”./Telegrafi/