Është arritur një tjetër rekord i Guinnessit, kësaj radhe me kamionin gjigant që kalon mbi veturën e pistave të shpejta.
Kamioni i destinuar për të bartur mallra, ka kaluar në kërcimore teksa vetura e garave kalon shpejtë poshtë tij, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka realizuar Mike Ryan, që është i njohur për këto manovra me automjete.
Së bashku me ekipin e tij, Ryan ka punuar edhe në Terminator 2, ndërsa kësaj here përpos organizimit e ka vozitur kamionin. /Telegrafi/