Dua Lipa është duke përjetuar një moment shumë të mirë në karrierën e saj.
Por, gjersa këngëtarja shqiptare po vazhdon me koncertet kudo në botë, babai i saj ka ardhur në vendlindje, Prishtinë.
Dukagjin Lipa është parë teksa takohet me reperin e mirënjohur shqiptar, Mc Kreshën, transmeton Telegrafi.
Të dy ata kanë publikuar fotografi në Instagram ku kanë shkruar se po kalojnë kohë bashkë rrugëve të Prishtinës.
Nuk e dimë ende nëse ata janë duke planifikuar një bashkëpunim mes dy artistëve, por ideja s’është e keqe. /Telegrafi/