Site icon Telegrafi

Diçka nuk shkon me Putinin – i dridhen këmbët gjatë takimit në Moskë me Lukashenkon

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe lideri i Bjellorusisë Alexandar Lukashenko janë takuar sot në Moskë, takim i cili u raportua se do të zhvillohej për të diskutuar “çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Mirëpo tani janë duke dalë edhe pamjet nga takimi i dy palëve dhe diçka sërish ra në sy.

Sipas një videoja të ndarë nga këshilltari i ministrisë ukrainase të Punëve të Brendshme, Anton Geraschchenko, shihet Putini, të cilit i dridhen këmbët, transmeton Telegrafi.

Prej se filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, spekulime të shumta kanë qarkulluar në mediet e huaja lidhur me gjendjen shëndetësore të Putinit.

Video të shumta gjithashtu kanë qarkulluar gjatë gjithë kësaj që e tregonin presidentin rus jo në gjendje të mirë.

Putini dhe Lukashenko për herë të fundit janë takuar në dhjetor, kur spekulimet u përhapën nëse Bjellorusia do të përfshihej direkt në luftë. /Telegrafi/

Exit mobile version