Një projekt i ri muzikor po vjen edhe nga këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca.
Meqë është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, këngëtarja ka njoftuar fansat e saj se po vjen me këngë të re.
Ky është projekti i tretë me radhë i Luanës pasi solli dy bashkëpunime të suksesshme, njërin me Danin dhe tjetrin me grupin TNT.
Vjollca nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij projekti dhe nuk dihet nëse sërish do jetë ndonjë bashkëpunim.
Ajo po vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku, teksa po mban edhe koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.
Veç muzikës, biondja njihet si njëra nga prezantueset më të suksesshme e cila tashmë është edhe autore e emisionit “Shiko Kush Luan”. /Telegrafi/