Site icon Telegrafi

“Diçka e bukur po vjen”, Dafina me të tjera poza nga xhirimet e klipit të ri e rrethuar me luledielli

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka nisur xhirimet për një projekt të ri muzikor.

Siç është komentuar, ajo po vjen në një bashkëpunim me anëtarin e grupit “PINT”, Lyrical Son.

Derisa akoma nuk është konfirmuar asgjë, 32 vjeçarja ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Diçka shumë e bukur po vjen”, ka shkruar ajo krahas imazheve ku shfaqet e rrethuar me luledielli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Komplimentet nuk munguan në pjesën e komenteve nga miqtë e fansat që mban në Instagram.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, Zeqiri nuk ka zbuluar më shumë detaje dhe presim në vazhdim për atë që do të sjellë.

E fundit e lansuar mbetet “Happy Birthday” me mbi një milion klikime për vetëm pak javë. /Telegrafi/

Exit mobile version