Site icon Telegrafi

DiCaprio në rolin e Da Vincit, gjeniut nga i cili e mori emrin

Leonardo DiCaprio do të jetë Leonardo da Vinci në filmin e ri mbi gjeniun italian.

Paramount Pictures ka siguruar të drejtat për ekranizimin e biografisë së shkencëtarit dhe piktorit, të shkruar nga Walter Isaacson. Lajmin e bën të ditur revista amerikane Deadline.

Lexo po ashtu Dukja e 20 të famshmëve para se të bëheshin të njohur (Foto)

Siç mësohet, fituesi i çmimit Oscar për interpretimin në “The Revenant” do të jetë edhe një prej producentëve të filmit, përmes kompanisë së tij “Appian Way”.

Një projekt ambicioz ky i yllit të Hollywoodit, që adhurohet nga publiku jo vetëm për aftësitë e mëdha interpretuese, por edhe për aktivizimin në mbrojtje të ambientit.

Për DiCaprion sfida do të jetë edhe personale duke qenë se, sipas spekulimeve të shtypit, emrin e tij aktori e ka marrë pikërisht nga Da Vinci.

Thuhet se nëna e tij e ka ndier të lëvizte për herë të parë Leonardon në bark, teksa vëzhgonte një pikturë të gjeniut të Rilindjes në një muze italian.

Exit mobile version