Telegrafi

Dicaprio dhe e dashura e re të pandashëm, ndoqën për së afërmi ndeshjen PSG-Liverpool

Një fituesi i çmimit Oscar, Leonardo Dicaprio u fotografua në krah të dashurës, Camila Morrone.

Tashmë është bërë një vit dhe lidhja padyshim se po bëhet gjithnjë e më shumë serioze.

Çifti nuk është ndarë kohët e fundit, kjo dëshmon se dyshja janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit në kryeqytetin francez të Parisit.

Në fakt, çifti për së afërmi kanë ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Liverpoolit.

Për shkak të motit të ftohtë, 23-vjeçarja u mundua që të ngrohet në përqafim të dashurit 21 vjet më të moshuar se ajo.

Theksojmë se ata kurrë nuk kanë folur publikisht për marrëdhënien e tyre gjersa raportohet se aktori po planifikon që të kurorëzojë lidhjen me martesë.

Camila është vajza e aktores argjentinase Lusile Sole, e cila është një vjet më e re se Leonardo dhe është e njohur për marrëdhënien e gjatë me aktorin Al Pacino. /Telegrafi/