Leonardo DiCaprio do të duhet të kthejë statujën e Oscarit që i përket Marlon Brandos, të cilën e mori si dhuratë.
Sipas mediave, aktori hollivudian mori statujën nga një biznesmen malajzian, Jho Low, i cili ndërkohë u akuzua për shpërdorim të fondeve të investimeve.
Ai gjithashtu mori një pikturë të Pablo Picassos dhe kolazhin e Jean-Michel Basqueat, sipas mediave të huaja.
Interesante, Oscari i aktorit të ndjerë u zhduk nga shtëpia e tij në Hollywood, për t’u blerë më vonë nga Low për 600 mijë euro nga një shitës i gjërave të rralla.
Edhe pse gjithçka ndodhi një vit më parë, detajet e këtij skandali dolën kur New York Times botoi një tregim për Low, financuesin e filmit, “Wolf With Waltz”.
Low akuzohet së bashku me ish-kryeministrin e Malajzisë, Najib Razak, për shpërdorimin e miliarda dollarëve.
Jho është në arrati, dhe sipas disa informacioneve, ai po fshihet në Kinë, ku dyshohet se i fsheh autoritetet lokale. /Telegrafi/