Bella Hadid muaj më parë ka ndërprerë lidhjen me reperin The Weeknd, i cili ishte në lidhje me Selena Gomezin deri në javën e kaluar.
Por, bukuroshja palestineze edhe pse ‘single’ raportohet se ka refuzuar shumë ftesa, ku mesin e tyre është edhe aktori hollivudian, Leonaro DiCaprio.
Mediat amerikane shkruan sot se 20-vjeçarja ka shkëmbyer numrat e telefonit në festivalin e Kanës, por më tutje nuk ka pasur takime fizike me aktorin amerikan.
“Leonardo nuk është tipi i saj, pasi që ajo pëlqen meshkuj të tjerë”, tha një i burim i afërt për revistën amerikane “Heat”.
“Bellës i pëlqejnë muzikantët, prandaj nuk mendon për aktorin dhe me këtë duhet të pajtohet ai”, shton burimi.
Gjithashtu thuhet se Leonardo i ka dërguar modeles së Victoria’s Secret “3.500 të brendshme femrash, 36 trëndafila të bardhë dhe një shishe Shampanjë”.
Por dhe pas këtyre dhuratave Bella nuk është tunduar aspak duke i thënë aktorit se ai duhet të përqëndrohet diku tjetër.
Kujtojmë se në festivalin e filmit në Francë, DiCaprio është takuar për shkurt edhe me Rita Orën. /Telegrafi/