Telegrafi

Dibër, në çerekun e parë të këtij viti nuk ka të sëmurë nga tuberkuloza

Në tremujorin e parë të këtij viti në Dibër dhe rajon nuk është regjistruar asnjë rast me sëmundje të tuberkulozës. Sëmundje që në të njëjtën periudhë të viti të kaluar ishte regjistruar një rast, ndërsa nga viti në vit ka gjithnjë e më pak të sëmurë, njofton AIM.

“Numri i të sëmurëve nga tuberkuloza në vazhdimësi po ulet. Vitin e kaluar ishin regjistruar pesë raste, ose një rast më pak se viti paraprak. Të gjithë kanë marrë trajtimin e duhur dhe janë shëruar”, deklaroi mjeku Dragan Klopçevski, udhëheqës i farmacisë kundër tuberkulozës në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

Farmacia në kuadër të spitalit punon më shumë se pesë dekada, ndërsa në dy të fundit e udhëheq Klopçevski, i cili e ndjek gjendjen në komunat e Dibrës, Qendër Zhupë dhe rajonin Rekës./Telegrafi/