Brahim Diaz ishte i kënaqur që bëri debutimin e tij për Real Madridin në Copa del Rey në fitoren ndaj Leganes.
Ish-ylli i Manchester Cityt, i cili u paraqit si lojtar i ri i Los Blancos të hënën, debutoi pas vetëm tri ditësh me Realin pasi hyri në minutën e 78-të në vend të Vinicius Jr.
Me këtë debutim, lojtari u nda i lumtur sidomos pasi ekipi i tij fitoi dhe pas ndeshjes i tregoi ndjenjat e debutimit.
“Kjo është një ditë e madhe, e paharrueshme dhe unike, pasi të bëja debutimin tim në këtë stadium dhe me këta tifozë ka qenë një ëndërr që kur isha fëmijë”, ka thënë fillimisht Diaz pas ndeshjes.
“Fitorja e bën ëndrrën edhe më të mirë, por unë jam i qetë në lidhje me të gjitha”.
“Duhet të jap gjithçka në fushë, sepse ky klub dhe këta tifozë e meritojnë atë, unë do ta vari fanellën debutuese në dhomën time”.
“Sergio Ramos më përgëzoi dhe më tha të vazhdoj kështu, ai tha se çdo gjë vjen me kohë dhe se do të marr shumë minuta”.
“Ai është një lojtar i madh dhe të luash me të është një moment për t’u shijuar, është një ëndërr”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/