Real Madridi ka prezantuar blerjen e Brahim Diaz nga Manchester City.
19-vjeçari u shpreh i lumtur për mundësinë e dhënë nga Los Blancos dhe me krenari e thotë se klubi spanjoll ishte dëshira e tij e vetme.
“Kjo është dita më e rëndësishme në jetën time pasi mbërrita në klubin që e kam ëndërruar si fëmijë”, ka thënë Diaz gjatë konferencës për media në prezantimin e tij.
“Kur vendosa të largohem nga Manchester City në mendje kisha tre opsione. I pari ishte të luaja për Real Madridin, i dyti ishte Real Madridi dhe i treti të luaja për Real Madridin”.
“Nuk doja të shikoja diku tjetër. E kuptoj përgjegjësinë që për këtë klub duhet të japi shpirtin”.
“Doja të shprehja falënderimet për besimin që më është dhënë dhe familjen time për përpjekjet që kanë bërë gjatë karrierës time dhe zhvillimit si futbollist”, ka shtuar Diaz.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë për gjashtë vite e gjysmë dhe do të bartë fanellën me numër 21. /Telegrafi/
🌱 ¡Brahim pisa el césped del Bernabéu! #WelcomeBrahim pic.twitter.com/RxZc1usNGS
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 7, 2019