Telegrafi

Diaz: Derbi i fituar ndaj Interit na dha besim dhe motivim

Milani ka vazhduar me fitore duke triumfuar në udhëtim te Cagliari me rezultat minimal 0-1.

Rossonerët kësisoj kanë vazhduar kryesimin në Serie A të vetëm me 66 pikë, tri më shumë se Napoli dhe gjashtë më shumë se Interi që ka një ndeshje mëpak të zhvilluar.

Pas fitores ndaj Cagliarit ka qenë spanjolli Brahim Dias që ka folur për mediat italiane.

“Kam bërë një ndeshje të mrekullueshme, ajo që duhet të bëj është të ndihmoj ekipin dhe të punoj. Të gjithë bëmë një ndeshje të mrekullueshme, ishte një ditë e vështirë për shkak të klimës, por të gjithë jemi të lumtur dhe mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi Diaz.

Tutje mesfushori i talentuar spanjoll deklaroi se derbi i fituar ndaj Interit iu dha atyre besim dhe motiv për të vazhduar triumfet e njëpasnjëshme.

Lexo po ashtu Pioli: Katër skuadra ende mund ta fitojnë Scudetton në Serie A

“Ne mendojmë vetëm ndeshje pas ndeshje. Jemi një ekip cilësorë që punojmë shumë. Patëm një derbi të madh dhe ai na dha më shumë besim dhe motivim për të qenë këtu. Tani varet gjithçka nga ne”, tha Diaz. /Telegrafi/