Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në shoqërim të ministrit për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrit për diasporë, Edmond Ademi në New York realizuan takime të veçanta me kryetarin e DBM, Meto Kolloski dhe përfaqësues tjerë të Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë, si dhe me kryetaren e Forumit të Maqedonisë demokratike, Makedonka Trajkovska dhe përfaqësues tjerë të forumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zaev mbajti fjalim në këtë pritje të organizuar nga ana e Forumit për përkrahje të përpjekjeve të Qeverisë për aktivizim të diasporës në zhvillimin e Maqedonisë.
“Çdo vend pune është i rëndësishëm për ne, prandaj Qeveria ndërmerr një sërë masa ekonomike me të cilat do të përkrahë financiarisht ndërmarrjet vendase, do të nxisë investimet e huaja nëpërmjet trajtimit të barabartë të investitorëve në Maqedoni, por gjithashtu janë planifikuar lehtësime ligjore për investime të diasporës, gjë që do të jetë temë e debatit publik që të gjindet modeli më i përshtatshëm për këtë”, tha Zaev para të pranishmëve./Telegrafi/