Telegrafi

Diaspora paraqitet ngadalë, nesër fillon shqyrtimi në Listën zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor lajmëron sot deri ora 14 mundësinë për aplikim përmes aplikacionin elektronik e vendosur në faqen e KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani kanë aplikuar 2.099 qytetarë të RM-së, të cilët janë pranuar 1.413, 61 janë refuzuar, kurse 625 janë në përpunim e sipër.

Paraqitja do të zgjatë deri më 11 nëntor. Prej nesër fillon shqyrtimi i Listës zgjedhore ku edhe kjo do të zgjasë deri më 11 nëntor. Të drejtë për paraqitje për votim kanë edhe ata 30.447 votues që ishin në grupin e votues të dyshimtë, kurse nuk e kanë shfyrtëzuar përsëri mundësinë për tu regjistruar në listë. /Telegrafi/