Site icon Telegrafi

Diaspora paralajmëron protestë kundër Qeverisë më 28 nëntor, në Prishtinë

Një grup i quajtur “Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”, i shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar protestë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë më 28 nëntor të këtij viti.

“Me 28 nëntor, Kosova nuk ka asnjë arsye të festoj derisa të udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar. Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e sajë në këtë drejtim.

Ky organizim nuk është i bërë nga asnjë parti politike por thjeshtë nga kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët duan që ta japin kontributin e fundit për ta çliruar përfundimisht Kosovën”, thuhet në njoftimin e grupit, për të cilën edhe nuk duhet se nga kush është krijuar, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version