Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër me anë të një njoftimi thotë se duhet të bëhët bojkotimi i prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve serbe.
Rrjeti kërkon që të luftohet çdo iniciativë politike, kulturore, sociale apo sportive që vjen nga Serbia.
Njoftimi i plotë:
Të indinjuar thellë me propagandën dhe shpifjet e një pas njëshme, sidomos këto të fundit nga Serbia për mos pranimin e Republikës së Kosovës në organizatën për siguri ndërkombëtare INTERPOL, kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, i fton të gjithë anëtarët e saj, t’i bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Serbia.
Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ngritjen e tasave prej 100% për prodhimet e Serbisë, duhet të fuqizohen nga të gjithë ne, me bojkot total të prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve serbe.
Gjithashtu, ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tonë, të gjithëve juve që udhëtoni për në atëdhe, të mos kaloni nëpër Serbi. Ne nuk duhet të financojmë me asnjë cent Serbinë, si shtet me premisa të theksuara Aparteidi kundër Republikës së Kosovës, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Blerja e vetëm një litër karburant, pako duhan apo një akulloreje, do ta ndihmojë, forcojë këtë shtet, për të na luftuar në çdo iniciativë politike, kulturore, sociale, sportive, etj.
STOP! /Telegrafi/