Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka arritur në Londër i ftuar në samitin e 6 shteteve të Ballkanit me ç’rast pritet të ketë takime edhe me kryeministren Theresa May.
Në prag të këtij takimi, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, kryeministri Haradinaj ka takuar shoqatat shqiptare dhe intelektualë të mërgatës.
Takim disa minutash Haradinaj ka zhvilluar edhe me shoqatën “Peja” në Angli, shoqatë e njohur për veprimtarinë e saj humanitare për qytetin e Pejës ndër vite.
Haradinaj ka premtuar bashkëpunim me këtë shoqatë dhe mbështetje për veprimtarinë e saj humanitare në Pejë me theks të veçantë shoqëritë kulturore artistike të këtij qyteti.
Në emër të shoqatës ‘Peja’ në Angli dhe të shoqërive pejane kulturore, ‘Sofra pejane’, ‘Përparimi’, ‘Okteti’, ‘Marigona’ dhe të tjera që bashkëpunojnë me mërgatën, për gatishmërinë mbështetëse të kryeministrit, ka falënderuar Burim Turjaka. /Telegrafi