Innovation Centre Kosovo (ICK), ka njoftuar se edicioni i parë i Diaspora Economic Forum, do të mbahet në prill të vitit 2026, në qytetin Bern të Zvicrës.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se ngjarja dy-ditore, pritet të sjellë bashkë komunitetin e biznesit nga kudo që ka shqiptarë në botë.
“Për të mësuar më shumë rreth nismës dhe mundësive për bashkëpunim e mbështetje, ju ftojmë në takimin informues në Prishtinë (ICK), më 26 Shkurt, nga ora 17:30”, thuhet në njoftimin e ICKS-së.
Regjistrimin mund ta bëni duke klikuar këtu./Telegrafi/