Telegrafi

Diane Kruger i ka rikthyer linjat trupore vetëm katër muaj prej se u bë nënë

Diane Kruger (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Diane Kruger u bë nënë në nëntorin e kaluar duke sjellë në jetë vajzën Norman Reedus. Ndërsa tashmë ka arritur ta rikthejë peshën e përsosur trupore.

42-vjeçarja gjatë të dielës e ka publikuar një fotografi, ku kishte pozuar vetëm me jelekë në pjesën e sipërme duke vënë në pah figurën trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diane Kruger

Në këtë mënyrë, aktorja ka treguar linjat e tonifikuara të arritura vetëm katër muaj prej se është bërë nënë.

“A po lavdërohem? Po. Sepse kam bërë një punë shumë të vështirë për t’i rikthyer linjat e mia. Nuk kam besuar se ishte e mundur pasi të kesh lindur fëmijë. E sidomos në moshën time”.

“Nuk kam trajner, por jam përkushtuar për ta kthyer trupin tim. Në radhë të parë për veten…”, ka shkruar Kruger në Instagram. /Telegrafi/