Site icon Telegrafi

Diane Kruger është bërë nënë në moshën 42 vjeçare

Diane Kruger (Foto; Matthias Nareyek/Getty Images/Guliver)

Aktorja hollivudiane, Diane Kruger, në moshë 42 vjeçare e ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo është bërë nënë e një vajze së bashku me Norman Reedus, yllin e serialit të njohur, “Walking Dead”.

Norman Reedus dhe Diane Kruger (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Kruger e kishte fshehur shtatzëninë nga opinioni në muajt e parë, ndërsa thashethemet i publikoi në maj pas Festivalit të Filmit në Kanë, ku kishte veshur fustan te gjerë për të fshehur barkun e fryrë.

Lexo po ashtu Lajmet për Diane Kruger

Diane dhe Reedus janë në lidhje qe tre vite, kurse për herë të parë dolën publikisht bashkë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në janar të këtij viti.

Për lidhjen e tyre ishte spekuluar që nga viti 2017 kur ishin parë duke u puthur në New York.

Diane Kruger dhe Norman Reedus (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Para lidhjes me Norman, Kruger ka qenë një lidhje dhjetëvjeçare me aktorin kanadez, Joshua Jackson.

Ky është fëmijë i saj i parë, ndërsa Reedus ka një djalë 19 vjeçar nga lidhja me manekinen Helena Christensen. /Telegrafi/

Exit mobile version