Site icon Telegrafi

Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje

Finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova ishte një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e publikut, jo vetëm për emocionet dhe surprizat e mbrëmjes, por edhe për paraqitjen e parë televizive bashkë të Dianës dhe Arionit.

Pas spekulimeve të shumta në rrjetet sociale dhe mediet online, çifti vendosi të flasë hapur për statusin e marrëdhënies së tyre.

Diana dhe Arioni, të cilët janë komentuar gjerësisht gjatë dhe pas qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sqaruan përfundimisht situatën duke i dhënë fund të gjitha aludimeve.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë intervistës së tyre në finalen e spektaklit, Diana konfirmoi se lidhja e tyre ka vijuar pa ndërprerje që nga momenti kur Arioni u eliminua nga gara.

Ajo deklaroi me bindje se spekulimet për ndarje nuk kanë qenë asgjë më shumë se thashetheme pa bazë.

Nga ana tjetër, Arioni nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si lajmet rreth ndarjes së tyre ishin përdorur për klikime dhe për të krijuar zhurmë të panevojshme në media.

Ai theksoi se gjithçka që është thënë për një ndarje mes tyre është plotësisht e pavërtetë dhe se marrëdhënia e tyre ka mbetur e fortë.

Me këtë dalje publike, çifti tregoi jo vetëm bashkimin e tyre, por edhe vendosmërinë për të mos lejuar që thashethemet dhe presioni mediatik të ndikojnë në raportin e tyre personal.

Diana dhe Arioni, të dy figura të dashura për publikun, i dhanë kështu një mesazh të qartë mbështetësve të tyre: ata janë bashkë dhe të lumtur. /Telegrafi/

Exit mobile version