Diana Avdiu më parë është zgjedhur Miss Kosova dhe pushtonte spektaklet e bukurisë.
Por, rrëmbyese ajo vazhdon të mbetet edhe sot, duke u shfaqur tejet atraktive në sesionet ku reklamon linjat e veshjeve të ndryshme.
Diana në rrjetin social Instagram ka publikuar disa imazhe nga sesioni i fundit ku shihet me një fustan ngjyrë të kaltër oqeanike.
Ajo në disa poza shfaqë anën e saj të bukur, ku duket fantastike, ndërkaq zeshkanja mbyll serinë e fotove duke vënë në plan të parë linjat trupore dhe të pasmet.
Duket se Diana vazhdon të përkujdeset shumë për linjat e saj trupore dhe dukjen, pasi me sesione të tilla rendit lart veten si një prej femrave më të bukura shqiptare.
Diana është e angazhuar me disa fushata reklamuese, ndërsa paraqitjet publike i ka të ralla.
Ajo është pa të dashur aktualisht dhe jeta e saj më nuk është në plan të parë të mediave shqiptare. /Telegrafi/