Pas lansimit të projektit muzikor “Andrra Jem” këngëtari Art Abazi ka marrë shumë lëvdata dhe kritika për këngën dhe klipin.
E gjithë këto pa dyshim që i ka marrë nga fansat e tij. Por, është edhe një person tjetër që po e mbështet Artin.
Diana Avdiu, ish e dashura e Artit dhe ish Miss Universe Kosova, mbrëmë në Instagramin e saj ka postuar një foto ku shihet e shkarkuar kënga e e këngëtarit Abazit për të cilën ka thënë se po e dëgjon shpesh.
Madje, ajo Artin e ka cilësuar si këngëtar në kuptimin e plotë të fjalës. Nuk dihet pse bukuroshja po i jep përkrahje Artit për të cilin është folur që kanë qenë në lidhje kohë më parë, mbase po e gjen veten ende në tekstin e kësaj kënge. /Telegrafi/Tribuna/