Telegrafi

“Diamanti” i Chelseat: Tifozët blu të ‘çmendur’ pas aftësive të Conor Gallagher – “kjo është si një nënshkrim i ri për ne”

Një përmbledhje mahnitëse e performancës së Conor Gallagher kundër Club America tregon se ai është gati të luajë për Chelsean sezonin e ardhshëm.

22-vjeçari bëri përshtypje si i huazuar te Crystal Palace sezonin e kaluar, duke shënuar tetë gola në Ligën Premier.

Ai kthehet në Chelsea plot besim, me Thomas Tuchel që i jep mesfushorit energjik një fillim në ndeshjen e tyre parasezonale kundër Club America të dielën.

Dhe ai shfrytëzoi në maksimum mundësinë e tij, duke ofruar një shfaqje fantastike në mes të fushës.

Gallagher tregoi gamën e tij të pasimeve dhe filloi sulmet, duke bërë vrapime të shumta nga mesfusha.

Përdoruesi i Twitter @Chels_HQ ndau një video të shfaqjes së Gallagher në para-sezon dhe kjo bën për shikim mbresëlënës.

Lexo po ashtu Conor Gallagher i shokuar se si Manchester City e lejoi Raheem Sterlingun që t'i bashkohet Chelseat

Eshtë e panevojshme të thuhet se shfaqja e tij në Las Vegas bëri që tifozët e Chelsea të flisnin në internet.

Njëri shkroi: “I bindur se ai do të jetë titullar nën Tuchel”.

Një i dytë vazhdoi: “Kjo është si një nënshkrim i ri për ne. Ai do të sjellë shumë për ekipin”.

Një i tretë shtoi: “Ky djalë do të jetë i rëndësishëm për Chelsean”. /Telegrafi/