Site icon Telegrafi

Dialogu në mes të kaluarës së rëndë dhe të ardhmes së paqartë

E kaluara i ka rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në dialog.

Republika e Kosovës kërkon llogari nga Serbia për krimet që ajo i ka kryer  në luftën e fundit të vitit 1999, mirëpo pala serbe vazhdimisht refuzon të flasë për këtë çështje.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti të hënën në Bruksel palëve u ka dhuruar tre libra ku dëshmohen krimet serbe në Kosovë.

Rrëfimet e grave të dhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1333 fëmijëve të vrarë gjatë luftës dhe librin e autorit Bejtullah Destani “Muhaxhirët – dosja britanike” që flet për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Në librin e studiuesit Bejtullah Destani mes të tjerash gjenden edhe dokumente nga arkivi britanik, të cilat flasin për dëbimin e shqiptarëve që kanë bërë serbet gjatë viteve 1878-1884.

Në një letër të botuar, i dërguari anglez i asaj kohe në Beograd i shkruan Lordit britanik për dëbimin dhe vrasjet që Serbia po u bënë shqiptarëve.

Ky libër kishte irrituar Aleksandër Vuçiqin.

“Njerëzit në Bashkimin Evropian nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Njeri [Albin Kurti] është rikthyer në shekullin e XIX. Jam i shqetësuar. Nuk e di se si të veprojë”, deklaroi Vuçiqi para gazetarëve.

Derisa Vuçiqi kishte refuzuar t’i merr ato libra, sipas Kurtit ato i kishte pranuar Përfaqësuesi i bashkimit Evropian, Joseph Borrell./Telegrafi/

Exit mobile version