I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur lidhur me dialogun Kosovë – Serbi dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
Lajçak duke folur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ai tha se “jemi në një fazë kur të dy vendet na thonë: Le ta bëjë pala tjetër atë që ju dëshironi ta bëjë dhe ne premtojmë që më pas do ta bëjmë pjesën tonë’. Por, kjo nuk funksionon kështu”, tha Lajçak në Strugë, në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”, transmeton Telegrafi.
“Filozofia jonë është që ju duhet të bëni diçka që të merrni diçka, hap pas hapi dhe duke ndërtuar besimin”, tha ai.
Më tej ai tha se “për të çuar procesin përpara nevojitet pajtimi, dialogu, guximi dhe vizioni. Më e mira që mund të ndodhë me marrëveshjet e paqes është që ato të zbatohen sa më parë, siç është rasti me Marrëveshjen e Ohrit, e cila është një marrëveshje e suksesshme, e cila jo vetëm ndali luftën që hapi një kapitull të ri për vendin [Maqedoninë e Veriut]. /Telegrafi/