I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot se mezi presin takimin e radhës në kuadër të dialogut, që do të mbahet në fund të muajit në Ohër.
Lajçak në një postim në Twitter bën të ditur se ka pasur një takim me zëvendëskryeministrin maqedonas për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, gjersa e ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Një takim të shkëlqyer me zëvendëskryeministrin Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë për mbështetjen e fortë ndaj dialogut dhe mezi pres takimin e radhës për dialogun në Ohër, në fund të muajit.
Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shkruan Lajçak.
Ndryshe, të hënën në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar për Planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve. /Telegrafi/
Had an excellent meeting with DPM Marichikj. I am grateful to ?? for its strong support to the Dialogue and am looking forward to the next Dialogue meeting in Ohrid later this month. We also discussed issues of essence to North Macedonia’s ?? future. pic.twitter.com/zqxumS28Tw
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 2, 2023