Site icon Telegrafi

Diabetikët letër Zaevit: Angazhohu për të gjetur zgjidhje për insulinën

Shoqata e personave me diabet ”Sheqerka Lollipop” nga Velesi i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Zoran Zaev, përmes së cilës i kërkojnë që personalisht të angazhohet për t’u zgjidhur kriza me mungesën e insulinës, ilaçi i patjetërsueshëm për diabetikët.

Sipas tyre, situata është shumë serioze, pasi që thuajse një muaj nuk ka insulin për mbi 50 mijë qytetarë, nga të cilët mbi 500 janë fëmijë.

Përndryshe, kjo kategori e qytetarëve të Maqedonisë ka ngritur zërin disa herë rreth kësaj çështje, mirëpo asnjë zgjidhje afatgjate nuk është gjetur./Telegrafi/

Exit mobile version