Eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio raporton se Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me Kylian Mbappen.
Derisa në javët e fundit u aludua se Paris Saint-Germain dhe sulmuesi francez kanë arritur një akord për rinovimin e kontratës.
Sipas asaj që Di Marzios, Los Blancos i kanë ofruar kontratë pesëvjeçare 22-vjeçarit me një pagë rreth 50 milionë euro në vit.
Kjo pagë mund të rritet edhe më shumë me bonuse, duke shkuar në plotë 100 milionë euro brenda një sezoni.
Natyrisht se fituesi i Kupës së Botës me Francën do të bëhej lojtari më i paguar në histori të futbollit.
Kjo verë do të jetë vendimtare për të ardhmen e Mbappes, që do të konfirmojë të ardhmen se ku do të luajë. /Telegrafi/