Telegrafi

Di Maria: Të gjithë thonë se në Ligue 1 nuk ka konkurrencë, por shikojeni Ligën Premier

Ylli i PSG-së, Angel Di Maria ka vendosur të flasë për kritikat e padrejta që thonë se Ligue 1 është një kampion i dobët.

Ai e ka marr shembull dominimin e mahnitshëm të Liverpoolit këtë sezon.

“Shumë mendojnë se Ligue 1 është më e dobët se të tjerat, por shikojeni Anglinë!”.

“Liverpooli e ka rrugën hapur, dhe kur ndërtojmë një epërsi të ngjashme është sepse ligat nuk janë aq të mira?”.

“Këtu ka më pak emra yje, por liga është me të vërtetë konkurruese”, ka thënë Di Maria.

PSG, Lyon, Lille dhe Marseille kanë dëshmuar se janë kundërshtar të vështirë edhe në konkurrencën evropiane, viteve të kaluara. /Telegrafi/