Telegrafi

Di Maria sërish vendos për Juventusin në Ligën e Evropës, Zonja e Vjetër fiton minimalisht ndaj Freiburgut

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Freiburg me rezultat 1-0 në kuadër të  1/8 së Ligës së Evropës.

Italianët shënuan që në minutën e 14-të me Manuel Locatellin, por që goli u anulua për një ndërhyrje të palejuar në zonë.

Rast të mirë Juventusi kishte edhe në minutën e 32-të, kur Bremer gjuajti me kokë, por pak mbi portë.

Në fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe goli i shumë kërkuar nga Juventusi.

Një harkim në zonë gjeti kokën e Angel Di Marias i cili shënoi për 1-0 në minutën e 53-të.

Freiburgu barazoi rezultatin në minutën e 62-të, me golin e Lucas Holer, por që pastaj me VAR u anulua për një prekje me dorë në zonë.

Juventusi kishte edhe dy gjysmëraste, por që nuk arritën t’i kthenin në lojë.

Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese në Gjermani, ku do të kërkohet skuadrat çerekfinaliste. /Telegrafi/