Telegrafi

Di Maria paralajmëron PSG-në: Liga e Kampionëve e transformon Real Madridin

Angel Di Maria PSG (Getty Images)

Angel Di Maria e ka paralajmëruar skuadrën e tij të Paris Saint-Germain se klubi i tij i parë Real Madridi është ‘transformuar’ nga Liga e Kampionëve.

Skuadra Zinedine Zidanes ka luftuar me formën këtë sezon, por ka fituar kurorën e Ligës së Kampionëve në dy vitet e fundit.

Ndërkohë që Di Maria fitoi një herë trofeun me klubin Mbretëror në vitin 2014 dhe beson se Liga e Kampionëve e transformon Realin.

Lexo po ashtu Emery: Jemi gati për Real Madridin

“Himni i Ligës së Kampioneve e transformon Real Madridin”, ka thënë fillimisht Di Maria për mediat zyrtare të PSG.

 Di Maria duke festuar fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve me Realin (Getty Images)

“Ata janë një ekip i shkëlqyer pavarësisht nga rrethanat, por ata gjithmonë tregojnë më të mirën e tyre në këtë garë – është krejtësisht ndryshe nga konkurrenca e ligës”.

“Është shumë e vështirë për të kontrolluar ndeshjet kundër Madridit pasi ata nuk vendosin të kontrollojnë posedimin dhe hapësirën, kështu që ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë natyrore”.

Lexo po ashtu Ronaldo: PSG skuadër e shkëlqyer, duhet t'i luajmë dy ndeshje të mëdha për t'i eliminuar

“Ne duhet të përsërisim shfaqjet që kemi prodhuar deri më tani këtë sezon dhe sidomos të qëndrojmë të përqendruar në mbrojtje, pasi ne e dimë se çfarë talentesh dhe aftësish kanë”, përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, ndeshja e parë mes PSG-së dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu nga ora 20:45. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Di Maria 'tradhton' ish-skuadrën, pëlqen fitoren e Barçës në El Clasico ndaj Realit (Foto)