Telegrafi

Di Maria i nervozuar nga injorimi i Argjentinës – kërkon që as Messi mos të ftohet për ndeshjet kualifikuese

Angel di Maria ka kritikuar trajnerin Lionel Scaloni që nuk e ka ftuar për ndeshjet kualifikuese te Argjentina.

Lionel Messi me bashkëlojtarët do të përballen me Ekuadorin dhe Bolivinë për kualifikimet në Kupën e Botës në muajin tetor.

Por, 32-vjeçari nuk është ftuar për këto dy takim edhe pse shkoi deri në finale të Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germainin.

Foto: FIFA.com

Di Maria ka thënë se po të ishte për moshën e tij, atëherë as Messi, Sergio Aguero e Nicolas Otmande nuk do të duhej të fitoheshin.

“Nuk mund të gjejë ndonjë arsyetim, nuk kam fjalë. Për mua, Argjentina është më e mira”, ka thënë anësori i PSG-së.

“Në klubin tim unë gjithmonë tentojë të jap më të mirën dhe nuk mund të kuptoj se si nuk jam ftuar për dy ndeshjet e radhës”.

“Nëse nuk jam thirrur, është se ata nuk më duar, por unë do të luftojë për kombëtaren. Jam 32-vjeçar? Nëse mendojmë për zëvendësimet, atëherë nuk duhet të ftohen Messi, Aguero dhe Nicolas Otamendi”, ka shtuar më tej Di Maria. /Telegrafi/