Angel Di Maria vazhdon të ketë probleme me lëndime pas transferimit te Juventusi.
Sulmuesi argjentinas ka humbur dy sfida këtë edicion, ndaj Sampdorias 0-0 dhe ndaj Romës 1-1 shkaku i lëndimeve.
Argjentinasi u rikthye në fushë për 37 minuta ndaj Speizas, derisa me Fiorentinën e nisi si titullar, por qëndroi në fushë vetëm gjatë pjesës së parë.
34-vjeçari pësoi një tjetër lëndim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajneri Massimiliano Allegri për sfidën ndaj ish-skuadrës së tij Paris Saint Germain.
Ish-anëtari i Real Madridit dhe Man Utd, pritet t’i mungojë Zonjës së Vjetër edhe në duelin e Serie A ndaj Salernitanas.
Përveç sulmuesit anësorë në këtë takim do të mungoj edhe Paul Pogba, derisa portieri Sczsesny është ende në dyshim. /Telegrafi/