Site icon Telegrafi

Di Maria: I hëngrëm nga minuta e parë, nuk do të mund të flemë deri në finale

Angel Di Maria dhe Neymar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Anësori i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria, ka qenë përplot lëvdata për bashkëlojtarët e tij pas fitores dominuese ndaj RB Leipzigut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi ishte lojtari i ndeshjes duke dhuruar dy asistime dhe duke shënuar njërin nga tre golat e parisienëve që siguruan finalen e parë të garës më të madhe evropiane për klube, ku të dielën do të luajnë me fituesin e duelit ndërmjet Bayern Munichut dhe Lyonit.

“I hëngrëm që nga minuta e parë. Do të jetë vështirë të flemë nga tash e deri në finale”.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“U angazhuam shumë gjatë gjithë ndeshjes dhe treguam se meritojmë të jemi këtu. Nuk ka rëndësi se me kë luajmë, qoftë Bayernin ose Lyonin, do të japim gjithçka”.

Lexo po ashtu PSG shkruan historinë, kalon në finale të Ligës së Kampionëve - pas fitores bindëse ndaj RB Leipzigut
(Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

“Jemi të lumtur. Është hera e parë për klubin. Punuam shumë dhe zhvilluam një lojë të shkëlqyer. Duam ta shkruajmë historinë për klubin. Ia dolëm dhe jemi në finale – kjo është shumë e rëndësishme”.

“Duhet të vazhdojmë kështu në mënyrë që ta realizojmë ëndrrën tonë”, citon BBC fjalët e Di Marias. /Telegrafi/


A do t’ia dalë PSG ta realizojë ëndrrën në finale? Shprehuni në hapësirën për komente.


 

Exit mobile version